5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shpërthimi në një xhami në Minesota, Guvernatori Mark Dayton: akt terrorist!

Më të lexuarat

Guvernatori i Minnesota-s Mark Dayton, tha se shpërthimi që ndodhi të shtunën në një xhami në Mineapolis “është akt terrorist”, shkruan CNN.

FBI tha se shkaku i shpërthimit në Qendrën Islame të Dar Al-Farooq “ishte një pajisje e improvizuar”, dhe se janë duke u përpjekur për të përcaktuar se kush e kishte aktivizuar dhe pse. Qendra Islame ka njoftuar se ata dyshojnë se bëhet fjalë përë një krim urrejtjeje dhe se janë shënjestër e vazhdueshëm ë kërcënimeve.

Dëshmitarët kanë deklaruar se dikush hodhi një bombë përmes dritares së xhamisë, gjatë kohës sa besimtarët ishin duke u përgatitur për namazin e mëngjesit, kurse disa kanë thënë se pas shpërthimit në afërsi u pa një furgon i cili u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në xhami ndodheshin rreth 20 vetë, por fatmirësisht askush nuk u plagos. Autoritetet besojnë se është e mundur që dikush hodhi një mjet shpërthyes përmes dritares së zyrës së imamit.

“Kjo duket si një vepër penale e terrorizmit kundër imamit i cili, falë Zotit, nuk ishte i pranishëm në zyrë. Shkatërrimi i këtij vendi të shenjtë është thjesht i paimagjinueshëm, i pafalshëm dhe unë shpresoj dhe lutem që keqbërësi të kapet dhe të ndiqet penalisht dhe të bartë të gjitha pasojat ligjore”, tha Dayton.

Komuniteti mysliman ka dënuar ashpër sulmin, kurse Asociacioni Musliman amerikan në Minesota kanë raportuar se gjashtë organizata kanë ofruar një shpërblim prej 24.000 dollarë për informacion rreth autorit të krimit. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit