7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

SHOKUESE- Zëdhënjësa e EULEX-it tregon se si Vehbi Kajtazi i mori përgjimet e aferës “Pronto” përmes këtij njeriu

Më të lexuarat

Zëdhënjësa e Eulex-it, Besa Domi, në një audio incizim të publikuar në internet ka folur për përgjimet e aferës “Pronto”.
Ajo në një bashkëbisedim me deputetin Milaim Zeka, tregon se si Vehbi Kajtazi kishte kalkuluar me të për të fituar audio incizimet e aferës “Pronto” përmes Endrit Shalës, njeriut më të afërt të Fatmir Limajt, njeriut nga rasti i të cilit edhe u morën këto incizime.

Në këtë incizim Domi tregon se si u shfrytëzua nga Kajtazi për ta afruar me Endrit Shalën dhe për të i marrë përgjimet në fjalë dhe se sipas saj ishte viktimë e këtyre kalkulimeve të Vehbi Kajtazit, njeriut të cilit Besa Domi ka fëmijë me të, edhe pse Vehbi Kajtazi ishte i martuar me një grua tjetër.

Afera “Pronto” që ishte pjesë e gjykimeve ndaj Fatmir Limajt dhe Endrit Shalës u publikua nga Vehbi Kajtazi në Portalin “Insajderi”, pasi ky i fundit sipas Domit e kishte shfrytëzuar për këto cështje edhe pse kishte fëmijë me të.

Pjesët tjera ku protagonistë ishin Fatmir Limaj dhe Endrit Shala ishin hequr nga audio incizimet që u publikua mëpastaj në dhjetra seri në Portalin “Insajderi” me pronar Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri, që shfrytëzuan zëdhënësen e EULEX-it, Besa Domi dhe se si kjo e fundit akuzonte me akuza të ndryshme edhe përfshirjen e Kajtazit me kriminelë nëpër gjykata.

Ky inqizim ishte publikuar muaj më parë nga Kajtaz Kajtazi në rrjetin social facebook.

Deputeti Milaim Zeka i përfshirë në këtë incizim, i pyetur nga Drenica Sot se kush mund ta ketë bërë këtë audio incizim thotë se kjo ishte një tendencë e Vehbi Kajtazit për ta përgjuar vet deputetin Zeka por që i doli bumerang, pasi që ato cfarë fliten në këtë audio incizim tregojn fytyrën e vërtetë të një krimineli mediatik, i cili propagandon, rrenë dhe fyen në emër të fjalës së lirë dhe i cili është në gjendje të bëjë kurban edhe fëmijën e vet për të i arritë qëllimet e veta personale./DRENICASOT.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit