SHKRIMTARËT LOBOJNË NË EGJIPT

0
55

Gjatë një tribune të mbajtur në Lidhjen e Letërsisë Arabe të Egjiptit, Prof. Dr. Beqir Ismaili, njëkohësisht edhe anëtar i këtij institucioni letrar, foli për çështjen e Kosovës.

Siç njofton Alba-Press, Ismaili foli para të pranishmëve, poetë, shkrimtarë, gazetarë, analistë, publicistë, studiues, ku ndërmjet të tjerash tha: “Kosovën deri tani e kanë njohur 90 vende, e priten njohje të reja edhe nga vende të tjera e veçanërisht, tani më shumë se kurrë, pritet njohja e Kosovës, nga Egjipti”.

Sipas tij, habit fakti që Egjipti ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që lidhjet ndërmjet dy popujve janë shumë të lashta, ato kthehen pas në histori, që në kohën e Muhamed Ali Pashës, për të vazhduar në ditët e sotme, me përkrahjen që populli i Kosovës i dha popullit egjiptian, gjatë revolucionit të fundit.

Në fund të pranishmit parashtruan pyetje të shumta, rreth problematikës së Kosovës, bënë analiza dhe dhanë mendimin e tyre duke u shprehur se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Egjipti është rezultat i regjimit diktatorial të Mubarakut.

Prof. Ismaili kërkoi nga të pranishmit të kontribuojnë secili në fushën e tij, në mënyrë që njohja e Kosovës nga Egjipti të realizohet sa më shpejt./expres/kohaislame