Sheflin: Serbia herët a vonë do të detyrohet ta njohë Kosovën

0
38

Anëtari i Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme, Gjergj Sheflin, ka vlerësuar se Serbia “herët apo vonë’ do të detyrohet ta njohë pavarësinë e Kosovës , raporton sot gazeta “Dnevnik” e Novi Sadit.

“Sipas kritereve nga Kopenhaga , shtetet që duan të hyjnë në BE, duhet të zbatojnë politikën e fqinjësisë së mirë me të gjithë fqinjët. Ky është kusht i vjetër, dhe jo diçka e re. Kjo do të thotë se herët, apo vonë Serbia do të detyrohet ta pranojë se Kosova është shtet i pavarur, pa marrë parasysh sa e dhembshme do të jetë për te”, tha Sheflin./koha/kohaislame