7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Shefi i Shtabit të Ushtrisë italiane në FSK

Më të lexuarat

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka prit sot, shefin e Shtabit të Ushtrisë së Italisë, gjeneralin Abrate Biagio. Në takim morën pjesë, zëvendës ministri Shemsi Veseli, gjeneralët: Imri Ilazi, Gëzim Hazrolli dhe kolonel Ilir Qeriqi. Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Italisë, gjeneral Abrate Biagio shoqërohej nga gjeneralët: Luigji F. De Leverano, Michele Cittadella dhe oficerë të tjerë madhorë.

Ministri Çeku, me këtë rast, ka falënderuar Shefin e Shtabit të Ushtrisë së Italisë për ndihmën, që Italia, vazhdimisht po jep për Kosovën dhe FSK-në, si dhe e njoftoi me të arriturat e FSK-së, plotësimin e Kapaciteteve Operacionale, për detyrat që e presin FSK-në.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Italisë gjenerali Abrate Biagio, ka shprehë gatishmërinë për ta ndihmuar edhe më tej FSK-në, në të gjitha fushat.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit