4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

SHBA ndërton bombë elektromagnetike (Video)

Më të lexuarat

ShBA janë në prodhim e sipër të bombës elektromagnetike (EMP) e cila shfrytëzon rrezatimin elektromagnetik për shkatërrimin e armëve digjitale, njoftojnë medie amerikane.
Edhe kompania “Boing” e edhe aviacioni amerikan kanë konfirmuar se po testojnë EMP –në, e cila është aq precize sa që mund të godasë ndërtesën e caktuar dhe të dëshiruar.
 
EMP armën e teknologjisë së lartë të armikut do ta bëjë grumbull metali.
 
“Ende s’i kemi arritur filmat “Star Trek” dhe “Star Wars”, por ky përfundimisht është përparim teknologjik që na ofron rastin të bëjmë gjëra që më parë nuk kemi mundur t’i bënim dot”, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimeve në laboratorin e aviacionit amerikan Peter Finlay.
 
“Kjo teknologji shënon fillimin e epokës së re në luftën moderne. E kemi arritur shënjestrën që e kemi dashur ndonjëherë dhe nga shkenca fantastike kemi bërë shkencën realiste”, ka thënë ai.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit