Shaqiri: Beogradi të mos merret me emrin tim

0
20

Xhezair Shaqiri- Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike Kombëtare dhe i njohur si ish-komandant i UÇK-së ka hedhur poshtë akuzat e mediave serbe që e akuzojnë ate për sulmin e fundit në Dobrosin të Bujanocit kundër postës kufitare serbe.

Sipas tij, në rastin e këtij sulmi, ai ka qenë në një vend të Bashkimit Evropian dhe këtë mund ta vërtetojë në çdo formë. “Ky akt tinëzar nga Ivanoviqët të cilët dolën më të zëshëm është i qartë, por ne u bëjmë me dije se nuk kemi të bëjmë me këtë akt, nuk jemi kriminel që vrasim gra e fëmijë e pleq dhe gjithmonë kemi mbrojtur popullin tonë dhe këtë të drejt nuk na ndalon kush”, ka deklaruar Shaqiri, duke informuar për këtë edhe instancat më të lartë të KFOR dhe EULEX në Kosovë, por edhe përfaqësitë ndërkombëtare në shtetet e BE-së.

“Këto janë shpifje të mirënjohura të qarqeve dhe shërbimeve sllave që janë në koordinim me Shkupin dhe Beogradin. Kjo është e qartë, por publikisht ju bëj me dije se të gjithë ato akuza janë skenare të mirëfillta që tashmë janë të lexuara, vetëm e vetëm për të sulmuar personalitetin tim. Unë nuk merrem me sulme të tilla që janë pjellë e këtyre shërbimeve. Veprimtaria ime para dhe pas luftës ka qenë publike dhe e hapur, për çdo aktivitet ashtu, siç kam qëndruar i strehuar dhe kam vepruar edhe nga Tanusha, pas një procesi të montuar politik nga autoritetet e Shkupit”, theksoi për INA, Shaqiri.

Në mediat e Beogradit, lidhur me sulmet e paradokohshme ndaj punktit policor në Dobrosin, në shkrimin me titull “Terroristët e Hoxhës përsëri në luftë!”, drejton akuza kundër Xhezair Shaqirit-Komandant Hoxha, ish komandant i UÇK-së, i cili sipas mediave beogradase e ka përmbushë kërcënimin e vet se do ta riaktivizojë formacionin e vet. (INA/kohaislame