10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Serial turk për jetën e liderit të ndjerë boshnjak Alija Izetbegovic

Më të lexuarat

Gjatë këtij muaji do të fillojnë xhirimet e mini-serialit turk me gjashtë episode për presidentin e parë të Bosnje e Hercegovinës, Alija Izetbegovic.

Xhirimet do të bëhen në vendlindjen e lideri të ndjerë boshnjak, ndërsa publikut turk do t’i prezantohet pas disa muajsh – njofton Super Haber.

 

Skenarin e ka shkruar Ahmet Tezcan, ndërsa regjinë do ta bëjë Ahmed Imamovic. Projektin e realizon shtëpia e produksionit “Sancak Medya”.

Në rolet kryesore, pritet që krahas aktorëve turq të angazhohen edhe ata boshnjakë, kurse transmetimi i episodeve do të bëhet nga televizioni shtetëror turk, TRT.

Skenaristi Tezcan qe një kohë ndodhet në Bosnje e Hercegovinë, në mënyrë që ta përgatisë skenarin.

 

Seriali do të përfshijë jetën e Izetbegovicit që nga lindja, rininë, momentin e dashurisë me gruan Haliden e deri në vdekje, gjegjësisht gjatë viteve 1944-2003.

Projekti po realizohet në gjuhën turke, ndërsa xhirimet do të zgjasin tre muaj në vazhdimësi.

Qytetet, si Sarajeva, Povitelj, Mostar, Blagaj, Tarcin dhe Konjica, janë disa prej lokacioneve ku do të bëhen xhirimet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit