Sejdiu: Hajnia ju ka qorruar sytë

0
71

Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, e ka quajtur KEK-un fajtor kryesor për ndotjen e ajrit.

Sejdiu në fjalën e tij gjatë vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme rreth ndotjes së ajrit, ka thënë që zgjidhja e këtij problemi është e “rëndë’.“Këtë aferë korruptive e ushqen ekzekutivi ynë i paaftë ku qëllimi i kësaj është që të duken se po bëjnë diçka”.

Ndërsa sa i përket vendimit të ri për veturat, Sejdiu ka thënë që ato po e shkatërrojnë më shumë ajrin.“Veturat që qëndrojnë me orë të tëra ne kolona nuk janë zgjidhje prandaj ndërpreni këtë abuzim të qytetarëve menjëherë”.“KEK-u është qendër e krimit dhe korrupsionit dhe keqmenaxhimit në kuptimin e plotë të fjalës”.

“Kur vidhen paratë e KEK-ut nuk mbesin para për të instaluar filtra dhe kur nuk ka filtra ka vrasje të qytetarëve nga ndotja”.

Pothuajse të gjithë jeni bërë pristhinali, apo hajnia ju ka qorruar sytë aq shumë sa që nuk po i shihni dëmet që po ia shkaktoni fëmijëve tuaj”, ka thënë Sejdiu.