7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rusi: Operacion i gjërë i sigurisë në Kaukazin Verior

Më të lexuarat

Komiteti Kombëtar Anti-Terrorizëm (KKA) i Rusisë ka njoftuar sot se gjatë operacionit të gjërë në Kaukazin Verior, me involvimin e forcave nga Shërbimi i Sigurisë Federale dhe Ministria e brendshme, janë vrarë 49 militantë dhe banditë.

KKA ka raportuar se operacionet ishin ndërmarrë në Kabardino-Balkarija dhe Dagestan, dhe se në mesin e të vrarëve në Kabardino-Balkarija, ishin edhe katër liderë të militantëve.

Së paku dy operacione të ndara janë zhvilluar në Dagestan, me ç’rast janë vrarë disa komandantë militantë.

Ky operacion i sigurisë u bë vetëm disa ditë pasi presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, i përshëndeti operacionet e sigurisë dhe të agjencive të tjera për zbatim të ligjit, për eliminimin e më se 300 militanëtve gjatë muajve të fundit, por ka kërkuar që këto agjenci t’i shtojnë përpjekjet për çrrënjosjen e militantëve të mbetur dhe të grupeve të paligjshme në Kaukazin Verior.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit