4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rrjedhin numrat e telefonave të 419 milionë përdoruesve në Facebook

Më të lexuarat

Më se 419 milionë numra telefonikë të përdoruesve të Facebook janë ekspozuar në një bazë të të dhënave online.

Sipas TechCrunch, këto të dhëna kishin informacione për 133 milionë përdorues amerikanë, 18 milionë përdorues britanikë dhe 50 milionë përdorues vietnamezë.

Aktualisht kjo bazë e të dhënave është offline, pasi TechCrunch kishte kontaktuar ekzpozuesin e saj.

Facebook konfirmoi raportin dhe është duke hetuar sesi kjo bazë është ekspozuar.

Një zëdhënës i kompanisë pretendonte se në fakt janë 210 milionë përdorues të prekur, pasi të dhënat sipas tyre janë të dyfishuara.

Mendohet që të dhënat janë grumbulluar me të njëjtin mjet që Facebook çaktivizoi në muajin prill të 2018-së pas skandalit Cambridge Analytica. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit