Rritet numri i viktimave në Afrikën jugore pas ciklonit

0
31

Numri i viktimave nga cikloni Idai që përfshiu Afrikën jugore më shumë se një javë më parë, ka shënuar rritje, thonë autoritetet, raporton BBC.

Numri i personave të raportuar të vdekur në Mozambik është rritur nga 242 në 417.

Ndërkaq, numri total i viktimave në Mozambik, Zimbabve dhe Malavi, ka arritur në 700. Kjo shifër pritet të rritet edhe më shumë.

Kombet e Bashkuara deklaruan se do të mund të paraqesin shifrën e saktë vetëm kur të qetësohet vërshimi i ujërave.

Zyra e OKB-së për Koordinim dhe Çështje Humanitare, tha se lumenjt janë në rrezik të daljes nga shtrati sërish.

Mijëra persona kanë mbetur të ngujuar nga vërshimi i lumenjve, derisa po bëhet përpjekje për të siguruar ndihma ushqimore. Rreth 1,7 milion persona thuhet të jenë pa energji elektrike si dhe kanë pësuar dëme të mëdha.