16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Rritet numri i personave me sëmundje mendore”

Më të lexuarat

Demenca ose humbja e kujtesës do të jetë rreziku kryesor i shëndetit në shekullin e ardhshëm, duke patur në konsideratë incidencat në rritje të sëmundjes.

Në një bisedë për AA, Gokhan Erkol nga Spitali Universitar Koç tha se pas çdo tre sekondash, dikush në botë preket nga demenca.

Aktualisht 50 milionë njerëz në botë vuajnë nga sëmundjet mendore.

“Pothuajse një në çdo dy persona, midis moshave 85-90 vuan nga demenca”, tha Erkol.

Ndërsa numri i incidencave të sëmundjes dyfishohet pas çdo 5 vitesh, studiuesit vlerësojnë se deri në vitin 2050, kjo sëmundje do të ndikojë në një pjesë të konsiderueshme të popullsisë me 150 milionë.

Erkol e përshkroi Alzheimerin si shkaktarin më të zakonshëm të demencës. Ai tha se sëmundja përbën 60 për qind të shkaqeve të demencës.
Neurologu thekson se sëmundja mendore nuk njeh kufijtë social, as ekonomikë dhe as kufijtë gjeografikë.

“Mund të prekë të gjitha shoqëritë, pavarësisht niveleve socio-ekonomike”, tha ai.

Por, ai shtoi se meqenëse grupet me të ardhura të mesme dhe me të ardhura të ulëta përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë, përsëritja e sëmundjes midis tyre është në 70 për qind.

“Studimet kanë treguar gjithashtu se dy nga tre persona nuk dinë asgjë për demencën”, tha ai.

Për më tepër, simptomat e sëmundjes mashtrojnë edhe mjekët për ta diagnostikuar atë në një fazë të hershme. “Ata e trajtojnë sëmundjen si një rezultat normal të pleqërisë”, tha Erkol.

Pacientët, vetë hezitojnë të raportojnë problemin tek mjekët, pasi kjo sëmundje shoqërohet edhe me njollën sociale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit