12.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Rritet Islamofobia në Belgjikë

Më të lexuarat

Një raport i fundit i publikuar nga Rrjeti Rjeti Evropian kundër Racizmit (ENAR) tregon se si racizmi në rritje në Belgjikë e tregon veten nëpërmjet Islamofobisë.
Komuniteti prej 600,000 muslimanësh në këtë vend sipas këtij raporti përballet me një shumësi diskriminimi të strukturuar në sektorin e edukimit dhe punësimit, po aq sa edhe në çështjet e aksesit të shërbimeve private e publike.
Me racizmin e klasifikuar si fetar 80% synohen Muslimanët në Belgjikë. Ajo që është më e rëndë- sishme është roli i medias në Belgjikë, e cila është e pranishme në këtë raport si shumë islamofobike me 51% të ankesave vjetore, që kanë të bëjnë me Islamofobinë.
Kësaj i shtohen 19% e ankesave të punësimit dhe 11% e atyre të edukimit, të cilat kanë të bëjnë me ndjenja dhe veprime anti-islame dhe anti-muslimane. ENAR nxjerr në pah gjithashtu përjashtimin e studenteve, të cilat vendosin të veshin hixhabin në sistemin e
edukimit, megjithëse nuk ka rregullore ligjore ta ndalojë. Ky organizëm i ka kërkuar qeverise belgjiane të zbatojnë dhe të sigurojnë liritë fetare për Muslimanët duke shfuqizuar të gjitha ndalesat e hixhabit dhe shenjat e tjera në praktikat shkollore.

Home

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit