14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rreth 13 milion myslimanë të vrarë në luftëra gjatë 25 vitet e fundit

Më të lexuarat

Rreth 12.5 milion muslimanë janë vrarë në luftëra gjatë 25 viteve të fundit, tha një studiues turk.

Duke folur në një konferencë në Stamboll, Refik Turan, kreu i Shoqërisë Historike Turke, tha se gjatë gjithë historisë njerëzit kanë luftuar dhe lufta është një fakt i pashmangshëm i jetës.

“Luftërat janë një fakt i jetës sonë,” tha ai në konferencen “Luftërat Botërore, Turqia dhe Siria ne luftërat e pafundme për pushtet”.

“Sipas një studimi të kohëve të fundit, numri i muslimanëve që kanë vdekur në konflikt dhe luftëra në botë në 25 vitet e fundit ka arritur në 12.5 milionë, që pothuajse i përket humbjeve të Luftës se Parë”.

Turan tha gjithashtu se SHBA, Rusia dhe Irani nuk duan paqe në Siri dhe rezultati është i dukshëm.

“Turqia trajton 80 për qind të të ardhurve te Sirise, askush nuk e ka këtë lloj potenciali.

Siria është bllokuar në një luftë civile të egër që nga viti 2011, kur regjimi i Asadit shtypi protestat pro-demokraci, cka coi në nje trazirë të papritur. Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt, sipas OKB.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit