16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rrahje midis nxënësve shqiptarë e maqedonas në Shkup

Më të lexuarat

Një incident i rëndë midis nxënësve shqiptarë dhe maqedonas ka ndodhur sot rreth mesditës në një nga autobusët urban në Shkup.

Incidenti ka ndodhur në autobusin 22, kur në bulevardin “Aradhat Partizane” në autobus kanë hyrë nxënësit maqedonas dhe kanë nisur të provokojnë nxënësit shqiptarë, informon agjencia e lajmeve INA.

Sipas raportit të parë të MPB-së, në këtë incident janë lënduar dy veta, prej të cilëve një vajzë dhe një person tjetër i moshës së mitur. Dëshmitarët theksuan se autobusi ka pësuar edhe demolime, me ç`rast i janë thyer xhamat. MPB ka ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e rastit, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin e Shkupit. Ky është incidenti i radhës pas atyre që ndodhën javën e kaluar dhe muajve të fundit./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit