Ri-integrimi proces i suksesshëm

0
59

Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Vlora Çitaku priti në një takim një delegacion nga Gjermania anëtarë të Komisionit të Brendshëm dhe Sportit nga Landtagu Lower Saxony – Niedersachsen, i kryesuar nga Johann-Heinrich Ahlers dhe të shoqëruar nga Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel.


Ministrja Çitaku i njoftoi delegacionin nga Gjermania për procesin nëpër të cilin po kalon Kosova sa i përket ri-integrimit dhe riatdhesimit, duke veçuar marrëveshjet bilateral në mes Kosovës dhe shteteve evropiane që janë bërë si dhe punën e Qeverisë së Kosovës në këtë proces thuhet në një kumtesë të lëshuar nga ky takim.

Çitaku ka folur për fondin e ndarë nga Qeveria për ri-integrimin e këtyre familjeve të kthyera nga vendet e ndryshme.
“Nga ky fond iu është mundësuar vendbanimi, kushtet më të mira për jetë si dhe financimin e projekteve të ndryshme për të filluar një biznes familjarë. Jemi të kënaqur më suksesin e tyre, mirëpo gjithmonë kemi hapësirë për të bërë me shume për qytetarët tanë, dhe do vazhdojmë t’i mbështesim edhe në ardhmen”, ka thënë Çitaku.

“Sipas informatave që i kemi, dhe suksesit që keni treguar në këtë proces jemi shume të kënaqur më punën e bërë deri me tani, dhe jemi këtu për të ju inkurajuar dhe mbështetur edhe në hapat e mëtutjeshëm, sepse siç dihet Gjermania ju ka ndihmuar në çdo proces që Kosova ka kaluar, është duke kaluar dhe do vazhdoj ta bëjë këtë edhe në të ardhmen”, ka thënë Johann-Heinrich Ahlers./Telegrafi/kohaislame