Remzi Ejupi ngushëllon dhe nuk heq dorë nga akuzat për Asanajn

0
60

 

Nga biznesmeni Remzi Ejupi, i cili kohë më parë akuzoi përmes medieve tash të ndjerin Dino Asdanaj se i kishte kërkuar katër milionë euro për privatizimin e “Grandit”, para pak çastesh redaksisë i ka mbërri një prononcim, të cilin po e japim në tërësi: Me keqardhje kam marrë lajmin për vrasjen makabër të z. Dino Asanaj. I shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta familjes Asanaj. Kjo vrasje e tmerrshme, e cila na ka tronditur të gjithë neve, duhet zbardhur sa më shpejt dhe të marrin dënimin e merituar ata që bënë këtë akt qyqar.

 

Me keqardhje më duhet të përmend deklarimet e mija të mëparshme rreth raportit me të ndjerin Dino Asanaj rreth rastit të hotelit “Grand” për shkak të publikimit nëpër media të emrit tim dhe rastit “Grand”. Unë qëndroj mbrapa deklarimeve të mija, për të cilat kanë raportuar gazetat ”Express”, “Zeri” dhe “Koha Ditore”. Unë edhe drejtpërdrejt kam folur në emisionin Interaktiv në KTV. Ftoj të gjithë që të presim rezultatet e hetimeve dhe të mos e shfrytëzojnë rastin dhe vdekjen tragjike të të ndjerit Asanaj për përfitime personale dhe për ta shitur gazetën.

 

Mbes i bindur që autoritetet e vendit dhe ato ndërkombëtare do të zbardhin motivet e vërteta të kësaj ngjarjeje tragjike, thuhet në letrën e Remzi Ejupit, dërguar para pak çastesh medieve me rrugë elektronike./koha/kohaislame