10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Reichel: Veriu është çështje e brendshme e Kosovës

Më të lexuarat

Gjermania mbete e vendosur në qëndrimin saj që Serbia të shpërbëjë strukturat e saj paralele në veri. Kështu tha ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel në darkën lamtumirëse që për nder të tij shtroi mbrëmë kryeministri Hashim Thaçi.

“Kancelarja federale Angela Merkel para pothuajse një viti në Beograd, në mënyrë të hapur e ka ngritur çështjen e shpërbërjes së strukturave paralele të Serbisë në Kosovë. Politika gjermane që nga ajo kohë, në vazhdimësi e ka bërë kërkesë kryesore të veten normalizimin e raporteve të Serbisë me Kosovën. Tani ka ardhur shansi për të normalizuar situatën në Kosovë”, tha Reichel.

“Kosova ka shumë për të fituar nga një normalizim në Ballkanin Perëndimor, shumë më shumë se Serbia. Nëse Serbia edhe më tutje dëshiron t’i afrohet BE-së, duhet të jetë e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën”, theksoi ai.

Reichel tha se të mos e shfrytëzosh mundësinë për të arritur një normalizim të situatës, do të ishte një marrëzi politike. Sipas tij, As bashkëbiseduesit, as SHBA-ja e as Gjermania nuk do të pranonin një rezultat të bisedimeve, i cili nuk do të përmirësonte situatën e Kosovës së pavarur.

“Për veriun nuk mund të flitet me Serbinë, sepse veriu është një çështje e brendshme e Kosovës”, tha ambasadori Reichel.

”Sikur mos te ishte kështu atëherë kancelarja federale Merkel nuk do të kërkonte nga Serbia tërheqjen e institucioneve paralele ilegale nga veriu i Kosovës.

Gjermania, tha Reichel është përcaktuar për dialogun e vizave në mes të Kosovës dhe BE-së. “Nëse Qeveria dhe Parlamenti do të punojnë edhe më tutje me kaq përkushtim, ky dialog do të çojë shpejt në heqjen e regjimit të vizave, gjë që është pritur shumë gjatë. Veç kësaj Gjermania i ka hapur dyert për punëtorët e kualifikuar nga Kosova, të cilët dëshirojnë të punojnë në Gjermani. Me këtë është bërë një hap të madh përpara”, deklaroi ai.

Ambasadori gjerman në largim Reichel në fjalën e tij ka falënderuar popullin e Kosovë për mikpritjen e përzemërt te treguar ndaj tij dhe ka uruar për forcimin edhe më të madh të raporteve midis popullit gjerman dhe popullit të Kosovës.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit