14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Regjimi i Asadit vazhdon sulmet ndaj Gutës Lindore

Më të lexuarat

Në sulmet e regjimit sirian të Bashar al-Asadit dhe mbështetësve të tij, pavarësisht vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe armëpushimit 5 orësh të shpallur nga Rusia, kanë humbur jetën tetë civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Gutën Lindore, mësohet se regjimi sirian vazhdoi edhe sot të sulmojë Gutën Lindore.

Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën tetë civilë, prej tyre katër në Merxh, dy në Kefer Batna (babai dhe vajza), si dhe dy në Hammurije.

Në sulme u godit edhe shtëpia e Enes Enes Dimeşki, i cili shërben si gazetar i pavarur për AA-në dhe u plagos rëndë vëllai i tij.

Po ashtu në Duma me avionët rus u godit xhamia El Sellik, e cila ishte ndërtuar 120 vite më parë. Javën e kaluar ishte goditur edhe xhamia Nur në Duma.

Për shkak të vazhdimit të pandërprerë të bombardimeve, numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet.

Sipas informacioneve të Sirac Mahmut-it, zëdhënësit të Mbrojtjes Civile në zonën rurale të Damaskut, rajon ku ndodhet edhe Guta Lindore, në sulmet e dhunshme ajrore dhe tokësore të regjimit sirian, Rusisë dhe grupeve të huaja, midis datave 19-27 shkurt kanë humbur jetën 560 civilë, prej të cilëve 107 fëmijë dhe 76 gra.

Në Gutën Lindore jetojnë rreth 400 mijë civilë. Ky rajon në marrëveshjen në Astana u shpall zonë e deeskalimit të përleshjeve. Përskaj kësaj, pjesëtarët e regjimit të Asadit, vendi garantues i së cilës është Rusia, nga muaji prill i vitit të kaluar intensifikuan rrethimin, ndërsa muajt e fundit edhe sulmet.

Kriza humanitare në Gutën Lindore nga dita në ditë përkeqësohet, ndërsa mijëra civilëve u nevojitet evakuim. Shumica e civilëve të cilët duhen evakuuar urgjentisht, përbëhen nga fëmijë dhe persona të sëmurë nga kanceri. Përveç kësaj, shumë fëmijë në Gutën Lindore kanë vdekur si pasojë e urisë dhe pamundësisë në qasje të barnave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit