4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Reagime dhe kritika në rrjetet sociale për shkak të hyrjes së blogerit izraelit në xhaminë e Medinës

Më të lexuarat

Fotografia e një blogeri të Izraelit me emrin Ben Tsion në xhaminë e Profetit Muhamed në Medinë, shkaktoi reagime të ashpra nëpër rrjetet sociale. Disa aktivistë madje kanë hapur një hashtag në Twitter me emrin “Zionisti në Xhaminw e Medinës”.
Ben Tzion publikoi në Instagram disa fotografi gjatë vizitës në Arabinë Saudite, ku u takua me disa aktivistë dhe gazetarë saudit. Madje ai publikoi një fotografi brenda Xhamisë së Medinës, në të cilën ai paraqitet në veshje tradicionale të Saudisë.

Blogeri i Times of Israel publikoi fotografinë me një saudit, nën të cilën shkruante: “Ky është vëllai im i dashur Abdulaziz. Gjenerata jonë duhet të ndërtojë murin midis hebrenjve dhe botës arabe njëherë e përgjithmonë”. Dhe shtoi: “Arabia Saudite dhe Izraeli duhet të bashkohen për të arritur një qëllim të përbashkët, vendosjen e paqes në rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme”.
Ben Tzion edhe më herët ka vizituar vende të shenjta të muslimanëve, si xhamia e Al-Aksa në Jerusalem dhe xhamia në kryeqytetin e Jordanit, në Amman.

Përdoruesit e rrjeteve sociale janë ndier të indinjuar pasi që në haremin e Medinës ai paraqitet në foto me një çantë me mbishkrimin “Ben Tzion”, “Biri i Zionit”, siç i quajnë palestinezët cionistët.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, postimi është hequr nga rrjeti social Instagram.
Vizita e këtij blogeri ndodhi në kohën kur shumë media po raportojnë për vendosjen e marrëdhënieve saudite-izraelite në më shumë fusha, në muajt e fundit.

Këtë çantë Ben Tion e vuri në dukje gjatë kohës sa po thirrej ezani, në rreshtat e parë të Xhamisë së Medinës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit