Rama takohet me Erdoganin, diskutohen lidhjet ekonomike

0

Gjatë qëndrimit në New York, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk Reccep Tayip Erdogan.

Lajmin për e bëjnë të ditur mediat turke, të cilat theksojnë se Rama dhe Erdogan kanë zhvilluar bisedime dypalëshe për rreth 30 minuta.

Detaje mbi takimin nuk janë publikuar, por mësohet se në fokus kanë qënë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe projektet konkrete për investime në vendin tonë., shkruan Top Channel.

Një ditë më parë, kryeministri Rama u takua me presidentin amerikan Donald Trump dhe së bashku me të dhe bashkëshortet e tyre, Linda dhe Melania realizuan edhe një fotografi, që shefi i qeverisë shqiptare e postoi në faqen e tij në “Facebook” dhe e cilësoi foton e ditës.