14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Racizmi dhe islamofobia në Evropë nuk rrezikojnë vetëm muslimanët”

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – “Racizmi, ksenofobia dhe islamofobia, që janë në rritje në Evropë, nuk rrezikojnë vetëm të huajt dhe muslimanët, por edhe evropianët”, tha zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdağ, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bozdağ në rrjetet sociale rikujtoi se më 29 maj të vitit 1993 një grup ekstremistësh në qytetin gjerman Solingen i vunë zjarrin shtëpisë të familjes turke Genc, duke u bërë shkaktarë për vdekjen e pesë personave.

Zëvendëskryeministri turk dënoi sulmin, duke konsideruar se të gjithë, përfshirë edhe politikanët evropianë, kanë obligim të ndërmarrin çdo gjë që është në fuqinë e tyre, ashtu që ngjarja në Solingen dhe raste të ngjashme të mos përsëriten, ku njerëz të pafajshëm u vranë.

“Të gjithë duhet t’i themi jo racizmit, ksenofobisë, diskriminimit dhe islamofobisë për t’u mos u përsëritur Solingen dhe masakrat. E ardhmja e Evropës dhe botës është në kundërshtimin e çdo forme të ekstremizmit”, ka thënë Bozdağ.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit