16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Qeveria zgjidh qesen për komunitetet fetare: muslimanët marrin “pjesën e luanit”

Më të lexuarat

Qeveria shqiptare ka vendosur që t’u akordojë një fond prej afro 1 milion dollarësh katër komuniteteve fetare në vend, ku “pjesën e luanit” do e marrë KMSH-ja, si përfaqsuesja e shumicës, me 300 mijë sosh. Ndërsa pjesa tjetër u kalon komuniteteve ortodokse, katolike dhe bektashie me rreth 220 mijë dollarë për secilën.

Siç sqarohet, këto para do shkojnë kryesisht për mbulimin e një pjese të pagave të administratës së komuniteveve përkatëse, ku përfshihen dhe punonjësit e institucioneve arsimore që këto komunitete kanë në varësi.

Komunitetet fetare mbahen përgjithësisht me donacione, nga brenda ose jashtë, si dhe me të ardhura të ndryshme pronësore. Por vitet e fundit qeveria ka vendosur që t’u akordojë dhe nga një fond të nxjerrë prej saj, siç duket për t’i patur me afër vetes, edhe politikisht. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit