4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Qeveria gjermane: Stabiliteti i ekonomisë turke shërben për të mirën e Gjermanisë

Më të lexuarat

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert tha se Berlini është duke e ndjekur nga afër situatën në vend

 

BERLIN (AA) – Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert theksoi se stabiliteti i ekonomisë turke do të shërbejë për të mirën e Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp, Seibert deklaroi se nuk dëshiron të komentojë se çfarë ndikimi ekonomik do të ketë situata në Turqi për kompanitë gjermane.

Ai nënvizoi se stabiliteti i ekonomisë turke do të shërbejë për të mirën e Gjermanisë dhe se Berlini është duke e ndjekur nga afër situatën në vend.

Merkel më 18 gusht do të takohet në Berlin me Putin

Zëdhënësi Seibert po ashtu njoftoi se kancelarja gjermane Angela Merkel më 18 gusht, ditë e shtunë, do të presë prsidentin e Rusisë Vladimir Putin, ku fokusi i dy liderëve në takim do të jenë Siria, Ukraina dhe çështja e energjisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit