10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Qatar Airways raporton humbje nga bllokada, por nuk dorëzohet

Më të lexuarat

Qatar Airways ka raportuar një humbje prej më shumë se 69 milion dollarësh si pasojë e një bllokade të vendeve të Gjirit ndaj Dohas. Kjo bëri që linja e njohur ajrore ta shpallë këtë periudhë njëvjecare si “vitin më sfidues në historinë 20-vjeçare të kompanisë”.

Transportuesi ajror me bazë në Katarit botoi të martën raportin vjetor financiar, i cili tregoi rritje më të ulët të të ardhurave dhe një ulje prej 19 për qind në fluturime.

Linja ajrore i atribuoi humbjen bllokadës së paligjshme të imponuar kombit të Gjirit, konkretisht nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahreini dhe Egjipti. Kjo bllokadë po e shtypë Katarin që nga 5 qershori 2017.

“Ky vit i trazuar në mënyrë të pashmangshme ka ndikuar në rezultatet tona financiare, të cilat pasqyrojnë efektin negativ të bllokadës së paligjshme në linjën ajrore”, tha në një deklaratë Drejtori i Qatar Airëays, Akbar al-Baker.

“Megjithatë, unë jam i lumtur të ju tregoj se falë planifikimit tonë të fuqishëm të biznesit, veprimeve të shpejta përballë krizës, zgjidhjeve tona që orientohen në favor të udhëtarëve dhe stafit të përkushtuar, ky efekt është minimizuar – dhe sigurisht nuk ka qenë aq negativ sa fqinjët tanë kanë shpresuar, “shtoi ai.

Linja ajrore e Katarit, e cila humbi aksesin në 18 qytete në vendet bllokuese, u detyrua të rivendosë fluturimet e saj mbi Turqinë, Iranin dhe Omanin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit