16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pse refugjatët spo shkojnë në Arabi?

Më të lexuarat

Debati që po bëhet këto ditë, kur tema refugjatëve është bërë trend global është se ku janë vendet e Gjirit? Pyetje me të drejtë, pasi ata janë edhe të një besimi dhe një kombësie tek e fundit.

Disa matje që i kemi bërë portali ynë KohaIslame, në hartën digjitale, tregon me të vërtet afërsinë e këtyre vendeve me vendet e Gjirit përpara se ata të kenë afërsi me vendet e Evropës. Por pyetja që shtrohet do përgjigjgje: Pse ata po ia msyejnë Evropës e jo Saudisë, Jordanit ose Emirateve të Bashkuara Arabe?
Nëse shikojmë hartën, se nga cila anë i bie rruga me veturë nga Siria për në Saudi është komplet në territorin Sirian, e cila është në luftë dhe nëse e analizojmë shohim se është më afër mendsh me ik për Evropë se sa me rreziku veten me kalu përmes vatrës së luftës.
Po ashtu rruga nga Siria deri në Emiratet e Bashkura Arabe, kalon nëpër Irak një vatër tjetër e luftës, e cila ka potencial për rrezik.
Me matjen me kilomtera të rrugëve të kalueshme me mjete të transportit është më e lehtë të shkojnë në vendet e Gjirit, por duke parë rreziqet më mirë është të marrin rrugë më të largët për në vendet e Perëndimit pasi rreziku është më i vogël ose thënë aspak, edhe pse rruga është më e largët.
E ajo çfarë duhet të shtrojmë është pyetja: A po japin miliarderët arab para për ndihmë të refugjatëve sirian? Nëse këtë e bëjnë, atëherë nuk kemi pse e bëjmë temë a duhet të shkojnë në vendet e Gjirit apo të Evropës./KohaIslame

2.Harta Siri-Germany 3.Harta Siri-Jordan 4.Harta Siri-Kosove 5.Harta Siri- Emirate

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit