Pse planeti Tokë nuk goditet nga meteorët?! Ndërthurja e shkencës me Kur’anin! Shkencëtarët mbetën të befasuar nga…

0

Kohëve të fundit, është bërë modë nëpër media dhe portale të ndryshme të flitet se Planeti Tokë rrezikohet të goditet nga shumë metorë. Për sa i përket kësaj çështje kaq delikate dhe shumë të painformuar nga publiku, në Kur’anin famë lartë kjo dukuri është shpjeguar 1437 vite më përpara. I madhi Zot, Fuqiplotë, thotë në Kur’anin famëlartë: “ Qiellin e kemi bërë si çati të sigurt e të mbrojtur, por ata zbrapsen prej këtyre argumenteve…” (El Enbija:32)

Studimet e shumta të shkencëtarëve kane aritur ta vërtetojnë këtë veti të qiellit në shekullin XX. Toka rrethohet nga Atmosfera. Ajo kryhen shërbime jetike për të sigurar vazhdimësinë e jetës. Atomosfera luan një rol të rëndësishëm në sigurinë e Planetit tonë. Duke shkatërruar mjaft meteorë të mëdhenj e të vegjël gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur Tokën, ajo i ndalon ata që të përpasen me Tokën dhe të dëmtojnë gjallesat. Atmosfera filtron rrezet e dritës që vijnë nga hapësira, të cilat janë të dëmshme për krijesat e gjalla. Vetija më interesante e kësaj dukurie është se vetëm rrezet e padëmshme e te nevojshme, drita e tejdukshme, rrezet e shkurtra ultravjollce dhe valët e radios janë në gjëndje të përshkrojnë atmosferën. Ky rezatim është mjaft i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për jetën. Atmosfera lejon kalimin vetëm të një pjesë të rrezeve të shkurtra ultravjollcë të cilat janë mjaft të domosdoshme, për procesin e fotosintezës dhe për ekzistencën e të gjitha gallesave. Pjesa me e madhe e rrezeve të gjata ultravjollce, të lëshuara nga Dielli, filtrohen prej shtresës së ozonit në atmosferë dhe vetëm një pjesë e kufizuar dhe thelbësore e tyre arrijnë në Tokë. Nëse themi se vetia mbrojtëse e atmosferës mbaron këtu kemi gabuar sepse ajo mbron gjithashtu tokën prej të ftohtit ngrirës të hapësirës, i cili arrin reth -270 grade celcius.

Nuk është vetëm atmosefra ajo që e mbron Tokën nga efektet shkatëruese dhe dëmtuese të hapësirës. Atmosfera lejon që të arrijnë në Tokë vetëm rrezet e nevojshme për jetën, për shembull, rrezet ultravjollcë arrijnë në Tokë në një pëpjestim të caktuar. Vetëm në sajë të këtij fakti është e mundur kryerja e procesit të fotosintezës dhe rjedhimisht jetës për të gjitha gjallesat. Trupat qiellorë, gjatë udhëtimit në hapësirë, mund të përbëjnë një kërcënim serioz për Tokën, por Zoti i Madh, i Cili ka krijuar çdo gjë në mënyrën ,më të përkryer e ka bërë atmosferën një çati mbrjojtëse. Në sajë të kësaj mbrojte të përkryer meteorët nuk mund ta dëmtojnë Tokën sepse kur arrijnë atmosferën ata shpërbëhën me miliona copa të vogla.

Dr. Hugh Ross thotë:” Toka ka dendësinë ,më të lartë se çdo planet tjetër në Sistemin Diellor. Bërthama e madhe e hekur-nikelit është shkak i ekzistencës se fushes sonë të madhe magënetike. Kjo fushe e mbron tokën nga rrezet bombarduese. Nese nuk do të kishte mburojë jeta në Tokë do ishte e pamundur. “ Energjia e çliruar në një prej shpërthimeve të viteve të fundit është e barabartë me energjin e çliruar nga shpërthimi i 100 milardë bombave atomike, të ngjashme me at që u hodh në Hiroshimë në fund të luftës II Botërore. Përfundimisht, një sistem mbrojtës i përkryer funksionon mbi Tokë. Ai e rrethon botën tonë dhe e mbron prej përcënimeve të jashtme. Kohët e fundit shkencëtarët arritën të mësojnë disa gjëra rreth tij, kurse Zoti na ka njoftuar në Kur’an për mbështjelljen mbrojtësë të Tokës shekuj më parë.