6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Prokuroria: Rasti i vrasjes së Aulon Zekës kalon në Departamentin për të mitur

Më të lexuarat

Mbrëmjen e së dielës policia në Prishtinë arrestoi dy persona të dyshuar në lidhje me vrasjen e 16 vjeçarit Aulon Zekës.

Policia konfirmoi se të arrestuarit janë një mashkull dhe një femër, që të dy të moshës së mitur, ndërsa sot Prokurori i këtij rasti, Valdet Gashi në një prononcim për klankosova.tv, tha se kjo lëndë tashmë ka kaluar tek Departamenti i Prokurorisë së rasteve për të mitur.

Tutje Gashi në prononcimin e tij ka thënë se pritet që gjatë 24 orëve të cilat llogariten që nga koha e arrestimit, të caktohet dhe shqiptimi i masës pasi dhe ky është dhe afati i vetëm ligjor që një i mitur i dyshuar duhet të dal para Gjykatës.

16 vjeçari Aulon Zeka, u gjend i vrarë në afërsi të shkollës ”Model”, në mesditën e së shtunës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit