Prokuroria ka proceduar 820 raste për korrupsion

0
35

Prokuroria e Shtetit lavdëron punën e saj dhe prokurorive të vendit gjatë 2011-së, raporton KTV-ja. Kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi ka thënë se prokuroritë kanë ngritur të gjitha kapacitetet dhe me efikasitet kanë kryere punët, edhe përkundër faktit të kushteve të këqija dhe mungesës së stafit.

Ai ka potencuar se vetëm gjatë 2011 si raste korruptive i janë prezantuar prokurorive 820 raste, 13 për krime lufte dhe 109 për trafikim me qenieve njerëzore.

Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Navotna, ka thënë se është dëshmitare e progresit të arritur në prokuroritë e Kosovës. Ajo ka shtuar se EULEX-i do të ristrukturohet në fushën e prokurorisë, por që, sipas saj, ndihma e EULEX-it është teknike. “Neve nuk na lejohet të administrojmë drejtësinë, neve nuk na lejohet të përfshihemi në çështje politike”, ka theksuar ajo.

Ndërkaq zëvendësministri i Drejtësisë, Daut Xhemajli, ka thënë se prokurorët duhet të kenë ta qartë se duhet ta kërkojnë vetëm drejtësinë e jo të shikojnë për ta fituar rastin./koha/kohaislame