7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Projekti i shekullit: Kina ndërton murin e ri 6 mijë kilometra të gjatë, synon t’ua ndalojë hyrjen nga Afganistani dhe Pakistani

Më të lexuarat

Autoritetet kineze në Shinyang, kanë njoftuar para gazetarëve për fillimin e ndërtimit të një muri tjetër gjigant, raporton “China Daily”.

Guvernatori i rajonit Shohrat Zakir ka deklaruar se do të fillojnë me ndërtimin e një muri të ri, me qëllim që banorët e këtij rajoni “të jenë më të sigurt”.

Ky mur prite të jetë i gjatë afro 6 mijë kilometra, kurse autoritet e këtij rajoni planifikojnë të shtojnë masat e sigurisë edhe në internet.

“Do të bëjmë të pamundurën që të mos ekzistojë boshllëku për gabime, dhe më këtë të ndihen qytetarët shumë më të sigurt”, ka shtuar Zakir.

Sipas tij, situata në rajonin e Shinyang mbetet komplekse. Në këtë rajon shumica e banorëve i përkasin besimit Islam, dhe shpesh futen rrugëve ilegale nga Afganistani dhe Pakistani.

Në këtë mënyrë Pekini duke ndërtuar këtë mur, synon që t’ua ndalojë hyrjen njerëzve në këtë rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit