9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pompeo, Kina keqtrajton muslimanët dhe krishterët

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka kritikuar Kinën për “abuzime të tmerrshme” të myslimanëve ujgurë që gjenden të ndaluar në kampet kineze të riedukimit dhe ka kritikuar atë që ai e cilësoi si goditje qeveritare ndaj të krishterëve.

Këto komente të sekretarit Pompeo të bëra më 21 shtator vijnë pas një publikimi të Kombeve të Bashkuara ku është kritikuar internimi masiv i ujgurëve në Kinë, nën pretekstin e parandalimit të ekstremizmit në rajonin perëndimor Xinjiang.

“Qindra mijëra dhe ndoshta miliona ujgurë mbahen kundër vullnetit të tyre në të ashtuquajturat kampe të riedukimit, ku ata janë të detyruar të durojnë indoktrinimin e ashpër politik dhe abuzime të tjera të tmerrshme”, u shpreh Pompeo gjatë një fjalimi mbi liritë fetare.

Poashtu Pompeo tha se Pekini ka “mbyllur kisha, ka djegur bibla dhe ka urdhëruar besimtarët që të nënshkruajnë dokumente ku thonë se heqin dorë nga besimi i tyre”. Edhe Human Rights Watch parta disa ditëve doli me vlerësime se Kina po kryhen “fushatë masive dhe sistematike të shkeljeve të të drejtave të njeriut” kundër minoritetit mysliman ujgur. Por një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze e ciësoi vlerësimin se paragjykues ndaj Kinës duke pretenduar se janë shtrembëruar faktet e paraqitura në raport.

Anëtarët republikanë dhe demokratë të Kongresit amerikan, muajin e kaluar kanë bërë thirrje për sanksione mbi zyrtarët kinezë, për shkak të internimit të kësaj pakice. Megjithatë, sekretari Pompeo nuk ka thënë nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit