Policia e Kosovës e arreston Goran Arsicin

0
42

Është arrestuar dhe po mbahet në Lipjan, Goran Arsic, udhëheqës i Rajonit të Kosovës, një organizëm parallel serb. Ministri për Kosovën në Serbi, Goran Bogdanovic e ka konfirmuar arrestimin, kurse ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë se i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Bashkë me të është arrestuar edhe një person tjetër, dhe sipas ministrit Rexhepi ai ka kërcënuar serbët se do të arrestohen në Serbi nëse nuk dalin në zgjedhjet e 6 majit./kohaislame/