7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Polici i Kosovës kapet me mbi 10 kg drogë

Më të lexuarat

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Anti-Drogës e Mitrovicës Veriore ka arrestuar mbrëmë tre persona për posedim të lëndëve narkotike.
Arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Arrestimin e të dyshuarve e ka konfirmuar prokurorja e Prokurorisë në Mitrovicë, Zejnie Kela.
“Janë arrestuar 3 persona për narkotik. Tash jemi në fazën e hetimeve dhe nuk mund të them asgjë më shumë“, tha ajo.
Ndërkohë, KALLXO.com ka marrë vesh se njëri prej të arrestuarve në këtë rast është pjesëtar i Policisë së Kosovës, saktësisht pjesëtar i sektorit të Mbrojtjes së Afërt.
Tre të dyshuarit gjendeshin në dy vetura të ndryshme.
Merret vesh se në veturën “Audi” të cilën e drejtonte pjesëtari i Policisë së Kosovës është gjetur droga në sasi prej mbi 10 kilogramë.
Ndërsa, dy të arrestuarit e tjerë ishin në një veturë tjetër, e cila e shoqëronte veturën e drejtuar nga zyrtari i Policisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit