6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Përloti shqiptarët, Fundjavë Ndryshe i dhuron Etlevës shtëpinë e re

Më të lexuarat

Nëse e keni dëgjuar fjalimin e saj në 2-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”, me siguri e mbani mend vogëlushen Etleva, e cila i përloti të gjithë!

“Mua më mungojnë shumë gjëra që shoqet e mia i kanë, nuk kam ushqime të mira e shpesh më qëllon të vë kokën në jastëk pa ngrënë. Do të doja të kisha një shtëpi të ngrohtë”, tha ajo para 2 muajsh në 2 vjetorin e Fundjavë Ndryshe.

Tashmë,  Etleva dhe familjen e saj janë bërë me një shtëpi të re. Fundjavë Ndryshe i ka dorëzuar asaj çelësat e shtëpisë duke e bërë sot atë vajzën më të lumtur në botë.

Surpriza ka qenë edhe më e madhe, teksa vajza 13-vjeçare mendonte se shtëpia ishte me qira, por Arbër Hajdari i dorëzoi asaj më vonë çelësat, duke i thënë se kjo tashmë është shtëpia e saj e re.

Rasti i saj emocionoi shumë njerëz, teksa u publikua në emisionin “Stop”, duke bërë që shqiptarët të mblidhen sërish së bashku dhe të kontribuojnë për blerjen e shtëpisë së saj.

“Shumë e lumtur ndjehem dhe e emocionuar gjithashtu”, thotë Etleva mes lotësh.

Arbër Hajdari falënderoi edhe drejtuesit e OSSHE, të cilët dhuruan një shumë monetare, duke mundësuar surprizën e madhe për Etlevën.

https://www.facebook.com/FundjaveNdryshe/videos/1609486815784468/

https://www.facebook.com/FundjaveNdryshe/videos/1609486815784468/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit