9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Përfaqësuesi i Volkswagen: Kosova nuk është marrë në konsideratë për investime

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i kompanisë së famshme të veturave, Volkswagen në Kosovë, Baki Abdullahu, ka thënë se kjo kompani as që e ka marrë në konsideratë mundësinë e investimit në Kosovë.

Abdullahu ka thënë se ky lajm nuk është çudi, duke pasur parasysh situatën në të cilën gjendet Kosova.

“Për fat të keq Kosova as që është marr në konsideratë për tu investuar nga VW-ja, 😢 por nuk është çudi duke pas parasysh situatën në të cilën gjendemi! Vendet ne rrethin e ngushtë: Bullgaria dhe Turqia! Kur të harrojn çka ka në shpi tane mos lyp ne kojshi!”, ka shkruar ai në Facebook.

Dje, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se më 4 prill të këtij viti zyrtarisht i ka dërguar letër-ofertë bordit të drejtorëve të kompanisë Volkswagen për të investuar në Kosovë.

“Do të doja të ju njoftojë edhe me preferencat e qytetarëve të shteteve të rajonit sa i përket veturave. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të vlerësohen si shtete ku qytetarët vozisin Mercedes, Serbia mund të quhet si vend i Fiatit për shkak të fabrikës që është atje. Kosova padyshim mund të quhet vend i Volskwagenit, meqë janë shumë të preferuara nga qytetarët tanë dhe besoj që kemi numrin më të madh të veturave Volkswagen për kokë banori”, kishte shkruar Shala ndër tjerash në letrën drejtuar kompanisë gjermane të veturave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit