9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pentagoni feston futjen e homoseksualëve në radhët e ushtrisë

Më të lexuarat

Pentagoni ka zhvilluar një festë me rastin e lejimit të futjes së homoseksualëve në radhët e ushtrisë amerikane.

Citohet gazeta amerikane Uashington Times të ketë shkruar se festa është mbajtur dje në të cilën një prej këshilltarëve të lartë të Barak Obamës, president i Amerikës, ka deklaruar se vendi do të jetë akoma më i sigurt me aktivizimin e homoseksualëve në radhët e ushtrisë. Ndërkohë Valrey Xhart, zëdhënësi kryesor i festës së homoseksualëve në Pentagon ka thënë; Duke qenë se ne kemi arritur të anulojmë ligjin ” Mos pyet dhe mos thuaj”, ushtria jonë do të jetë më e fortë dhe vendi më i sigurt, më superior dhe më i drejtë. Vlen të theksohet se qeveria e presidentit Klinton me anë të këtij ligji ka ndaluar futjen e homoseksualëve në radhët e ushtrisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit