16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pensionisti britanik ra pre e mashtrimit me “trashëgiminë” në Afrikë, e pret burgim i përjetshëm

Më të lexuarat

Pensionisti Frank Rodway (67) nga Britania e Madhe mund të kalojë pjesën tjetër të jetës në burg, pasi ra pre e një mashtrimi përmes postës elektronike.

Ai kaloi gjysmën e fundit të vitit në një burg japonez, pasi u kap në aeroportin e Tokios me 2.1 kilogramë amfetamine, transmeton KosovaPress.

Vajza e tij, Laura (45), pretendon se Frank ra pre e një poste të rreme elektronike duke thënë se ai kishte trashëguar 70 milionë dollarë. Frank u dakordua të udhëtojë nga Anglia në Mali të Afrikës për të nënshkruar disa “dokumente të rëndësishme” dhe t’i dërgonte në Japoni para se të merrte paratë.

Por, siç thotë Laura, pa dijen e tij i kishin vendosur drogën në valixhe.

Ajo madje nuk ishte në dijeni se babai i saj kishte shkuar madje deri në Japoni. Laura thotë se pas arrestimi të babait të saj, ajo shikoi shkëmbimet e tij përmes postës elektronike dhe atje gjeti komunikimin e tij me një bandë nga Afrika Perëndimore.

Ata kishin kërkuar nga Frank t’ua paguajë një shumë prej 2500 funta për të ndërmjetësuar në marrjen e “trashëgimisë”, madje edhe ia kishin paguar biletën për të arritur deri në shtetin afrikan.

Japonia ka njërën nga ligjet më të ashpra kundër drogës në botë dhe Frank mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Laura tash pret gjykimin dhe frikësohet se nuk do të ketë shpresë për lirimin e babait të tij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit