Parlamenti Europian debaton për EULEX-in

0
38

Deputetët e Këshillit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian kanë filluar debatin për analizimin e punës së deritanishme të EULEX-it, misionit evropian për drejtësi në Kosovë.

Në takimin e sotëm të Këshillit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian do të flas shefi i operacioneve civile të BE-së, Hansjoerg Haber, shefi i EULEX-it, Xavier But de Marnhac, drejtori i shërbimeve të jashtme të BE-së, Fernando Gentilini dhe përfaqësuesit të OJQ-ve ndërkombëtare, transmeton RTK.

Në revizionin strategjik të misionit, i cili është rezultat i punës së ekspertëve të BE-së, propozohet zvogëlim i numrit të anëtarëve të misionit dhe kalimi i fokusit të EULEX-it nga policia në punë të gjyqësorit./kohaislame/