4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pamjet e plota. Ekzekutimi i mafiozit grek në Athinë (VIDEO)

Më të lexuarat

Media greke “Zougla.gr” ka publikuar momentet dramatike, të plota të vrasjes të biznesmenit australian Janis Makris. 45-vjeçai u ekzekutua në makinën e tij, teksa ndodhej pranë banesës në Athinë.

Nga pamjet e plota tanimë, që janë në dorë të grupit hetimor, shihet qartë se Makrisit i afrohet një burrë me pistoletë në dorë. Makris tenton që të ikë, mirëpo burri me pistoletë i afrohet shumë, derisa e ekzekuton në vend. Kjo ndodhi ka ngjarë natën e 31 tetorit 2018. Makris njihej si person problematik me ligjin, i përfshirë në afera t trafikut të drogës në Australi dhe ka dyshime se pikërisht të marrurit me të tilla “punë” kanë çuar në ekzekutimin e tij.

Megjithëse Makris njihej si mafioz për komunitetin helen në Australi , në Greqi ai ishte një qytetar i rregullt, pa asnjë precedent penal. Nga hetuesit helenë është ngritur dyshimi se Makris mund të jetë vrarë si rrjedhojë e përplasjes së bandave në Athinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit