9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Pako e dyshimtë” mbyll aeroportin në Zelandën e Re

Më të lexuarat

Aeroporti në qytetin Dunedin në jug të Zelandës së Re është mbyllur për shkak të një “pakoje të dyshimtë”, njoftoi media e vendit.

Sipas gazetës vendase Otago Daily Times, pakoja është gjetur në një aneks të aeroportit, duke shkaktuar pezullimin e shërbimeve në aeroport dhe anulimin e fluturimeve.

Një zyrtar lokal ka thënë për gazetën se policia ka rrethuar ndërtesën në kuadër të masave të sigurisë dhe se në zonë janë dërguar ekipet e deaktivizimit të mjeteve shpërthyese.

Ndryshe, 50 persona kanë humbur jetën pasi një terrorist i armatosur hapi zjarr mbi besimtarët në dy xhami në qytetin Christchurch të premten gjatë kohës së namazit të xhumasë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit