7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Pagjumësia e mbretit, shpëton një njeri

Më të lexuarat

Tregohet se një mbret, sa herë që e zinte gjumi, askush nuk guxonte ta zgjojë pasi njihej për humorin e tij të trazuar dhe të paparashikuar. Një ditë, mbretin tonë nuk po e zinte gjumi si zakonisht. Ai përpëlitej në shtratin mbretëror, por sytë nuk i mbylleshin. Në të gjithë pallatin u vu alarmi dhe gjendja e emergjencës.
Veziri që nuk i shqitej për asnjë çast, e pyeti:”Çfarë ka ndodhur lartmadhëri? Mos ka diçka që u shqetëson?|
Mbreti iu përgjigj:”Në fakt nuk e di as vetë. Thjesht ndjej diçka të çuditshme të cilën as vetë nuk e di çfarë është.”
Ministri i tha:”Çmendim ke ti hipim një varke dhe të bëjmë një lundrim në det? Duke dëgjuar fëshfërimën e puhizës dhe zhurmën e dallgëve, besoj do të vijë gjumi.”
Kjo ide i pëlqeu mbretit dhe menjëherë u përgatit varka mbretërore dhe filloi lundrimi. Në një moment, mbreti vajti tek një qoshe varke, u ul dhe mbylli sytë për tu orvatur ta zërë gjumi. Por pa kaluar disa çaste, u dëgjua një zë si i mbytur:”O Zot më shpëto! O Zot më shpëto!”
Mbreti hapi sytë dhe u kërkoi ushtarëve të drejtohen nga burimi i zërit. Personi që kishte thirrur ishte një djalosh i ri, i kapur pas një dërrase. Atë e nxorën para mbretit dhe ky i fundit e pyeti:”Çfarë të ka ndodhur more bir?”
Djaloshi iu përgjigj:”Ka disa ditë që kam dalë me varkën time për peshkim. Teksa lundroja, ndodhi një avari dhe varka u fundos. Para se të fundoset tërësisht, arrita të shkul prej saj një copë dërrasë, e cila më shpëtoi jetën këto ditë. Që ditën që u fundos varka, unë thërras dhe i lutem Zotit të më shpëtojë dhe të më nxjerrë shëndoshë e mirë me qëllim që të kthehem sërish tek familja ime. Për asnjë çast nuk kam reshtur së thirruri:”O Ti që u gjendesh pranë nevojtarëve, ma shpëto jetën!”
Mbreti uli kokën dhe tha:”I pa të meta je o Zot, që e lë mbretin pagjumë, për ti shpëtuar jetën njërit prej robërve të Tu.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit