Pacolli: Jo 2, por 100…200 policë

0
41

Zv.kryeministri i Qeverisë, Behgjet Pacolli ka drejtuar kritika në adresë të partnerit të koalicionit për qasjen në veri të vendit.

Gjatë një vizite në Mitrovicë, larg vëmendjes së medias, Pacolli ka thënë se ‘nuk po lejohet një qasje më konstruktive në veri për shkak të interesave të njerëzve brenda’.
Siç raporton KTV, Pacolli i sfiduar nga banorët lokalë ka thënë se ‘nuk është në rregull që në veri të dërgohen dy policë por 100..200 sepse me 2 policë mund të vijnë 3 nxënës e ti largojnë nga vendi”. Kësisoj ai ka kritikuar qasjen e ministrit të Brendshëm që vendosi të hënën të vendos një pikë statike tek ‘Tre Rrokaqiejt’ që po ruhej nga dy policë./koha/kohaislame