16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Osmani për liturgjinë në Strugë: T’u jepen fund sulmeve ndaj besimtarëve

Më të lexuarat

Edhe krahas pranisë masive të besimtarëve në liturgjinë e Ditës së Shën Gjergjit në Strugë disa ditë më parë, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe ndalesës për grupim, zëvendëskryeministri Bujar Osmani pas takimit të sotëm me shtabin e krizës në Strugë, ku morën pjesë përfaqësuesi i KOM-it dhe myftiu i myftinisë së Strugës, Salim Sulejmani, sikur po i zbut qëndrimet e tij lidhur me zhvillimet e fundi. Ai tha se duhet t’u jepet fund sulmeve ndaj besimtarëve. Xhamitë do të fillojnë me punë më 12 maj.

 

Besimtarët nuk janë kriminelë dhe nevoja e tyre për të rikthyer besimin nuk është krim. Mendoj se duhet të ndalojnë sulmet e drejtpërdrejta ndaj bashkësive fetare. Ne përpiqemi të gjejmë mënyrë për t’u rikthyer në një normalitet të ri dhe të kemi mundësinë që besimtarët të përmbushin nevojat dhe angazhimet e tyre fetare. Vendimi për hapjen e xhamive varet nga BFI-ja dhe ai tashmë është marrë dhe sipas komunikimeve të mia ata nuk kanë ndërmend ta tërhiqen atë vendim -deklaroi Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër.

Në takim, ka konfirmuar Osmani, është hapur çështja se kush ka lejuar të ndodhin ngjarjet në Strugë dhe se organet do të nisin hetim për rastin në fjalë. Por, nëse qëllimi është vetëm të dënohet dikush, kjo nuk mjafton. Nevojitet të nxirret mësim nga kjo që ka ndodhur.

Ndryshe, ministri i brendshëm Naqe Çulev porositi se fajin për zhvillimet në Strugë kryeministri Spasovski duhet ta kërkoj tek njerëzit e vendosur nga vet ai në Byronë për Siguri Publike.

Që gjërat të jenë plotësisht të qarta, fillimisht do ta udhëzoja që këtë përgjegjësi ta kërkoj tek njerëzit në Byronë e sigurisë publike që janë vendosur pikërisht nga vet ai, e që në vendosmërinë e hierarkisë të MPB-së e kanë përgjegjësinë direkte për ngjarjen konkrete ku ai vëren lëshime nga ana e policisë – tha Naqe Çulev- ministër i brendshëm.

Nga java e ardhshme pritet më shumë persona të thirren për bisedë për zbardhjen e zhvillimeve në Strugë.

Miki TRajkovski

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit