Orët që mbajtën në ankth Kinën

0
37

Dy persona mbetën të vrarë pasi një rrugë u shemb dhe në të u shfaq një gropë dhjetë metra e thellë në Kinë.

Megjithatë, pak menduan për tragjedinë, pasi e gjithë vëmendja u përqendrua në tentativat intensive të zjarrëfikëse për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë gjithashtu në krater.

E mitura, së bashku me tre persona të tjerë brenda gropës, ishte e mbijetuar e atij aksidenti të ndodhur në qytetin e Harbinit.

Ngjarja ndodhi në mesditë dhe për orë të tëra, e vetmja gjë që mund të dëgjohej ishin të qarat zemërthyese të së miturës.

Megjithatë, ndërhyrja në gropë nuk ishte e lehtë, pasi mundësia për një shkarje dheu që do të varroste të gjallë të mbijetuarit ishte e madhe.

Si rrjedhojë, zjarrëfikësit hartuan një plan, duke dërguar një punëtor të tyre në një tubacion nëntokësor, nëpërmjet të cilit u gërmua një grupë, nga e cila u bë edhe evakuimi i tre personave.

Momenti në të cilin zjarrëfikësi u shfaq nga thellësia e tokës me foshnjen u transmetua drejtëpërsëdrejti nga televizionet vendase, duke u shndërruar në një çast feste kombëtare. /tch/kohaislame