8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Opozita është duke u bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e bashkuar “ kreu i Ushtrisë së Lirë Siriane

Më të lexuarat

Ndryshe nga grupet opozitare që veprojnë jashtë Sirisë, grupi që është duke vepruar brenda Sirisë është duke u bërë gjithnjë e më “i fortë dhe më i bashkuar,” tha kreu i ushtrisë së opozitës (Ushtrisë së Lirë Siriane), gjeneral brigade Mustafa Sheikh, në një intervistë të transmetuar të martën nga Al Arabiya.

Kreu i Ushtrisë së Lirë Siriane tha se grupet opozitare jashtë Sirisë janë të ndarë politikisht dhe të infiltruar nga agjendat e huaja, duke e bërë atë jashtëzakonisht të ndryshme me opozitën brenda Sirisë, e cila është gjithnjë e më  e fortë dhe më e bashkuar, dhe ka një “vizion të fortë mbarëkombëtar”.

Regjimi i Presidentit sirian Bashar al-Asad është duke u përpjekur për të përhapur sektarizëm që të largoj shanset e rënies së tij, por forcat opozitare po veprojnë të bashkuara. Sektarizmi është një sfidë me të cilën Sirianët do të përballen, shtoi ai.

Assad ka manipuluar minoritetet brenda vendit që mos ta përkrahin kryengritjen që filloi në mars të vitit të kaluar, duke pretenduar se kjo opozitë ishte e përbërë nga “ekstremistët dhe terroristët”.

Gjeneral brigade Sheikh tha se, duke vlerësuar se maksimumi katër muaj kohë i nevojiten opozitës që regjimi i Asadit të bjerë.

Forcat siriane të opozitës kanë qenë prej kohësh të kritikuar se kanë qenë përçarës dhe jo të unifikuar, si të tilla kombet perëndimore i kanë bërë presion anëtarëve të opozitës siriane që të jenë të përgatitur të e të jenë gati për të mbushur boshllëkun, nëse bie regjimi i Asadit.

 

Ish-ministri i jashtëm algjerian, i cili mori postin e tij të shtunën, tha se lufta e vjetër 18-mujore u “përkeqësua në mënyrë të qëndrueshme.”

“Numri i të vdekurve është tronditës, shkatërrimi ka arritur përmasa katastrofike dhe vuajtjet e popullit janë tejet të mëdha”, shtoi ai në fjalimin e tij të shkurtër në asamblenë 193-anëtarëshe.

“E ardhmja e Sirisë do të ndërtohet nga njerëzit e saj dhe askush tjetër”, shtoi diplomati 78 vjeçar. “Mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare është e domosdoshme dhe shumë urgjente. Ajo do të jetë efikase vetëm nëse të gjithë tërheqin në të njëjtin drejtim. “

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se ato janë duke dërguar një shtesë prej $ 21 milion të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP). Prej këtij transferi të ri, 14.300.000 $ do të sigurohen në formë ndihme ushqimore për të prekurit nga konflikti brenda Sirisë dhe 6.700.000 $ për të mbështetur sirianët e shpërngulur në vendet fqinje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit