OKB: Regjimi i Assadit kreu krime lufte

0
49

Hetuesit për të drejtat e njeriut të Organizatws se Kombeve të Bashkuara (OKB) thanë se forcat e qeverisë siriane dhe milicia e tyre aleate, Shabiha, kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në atë që duket të jetë një politikë e drejtuar nga shteti.

Raporti i publikuar të mërkurën thotë se edhe forcat kryengritëse, të cilat po luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad, kanë kryer krime, por ato “nuk arrijnë masën dhe shkallën” e atyre të kryera nga forcat e Assadit.

Paneli i emëruar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së i ka fajësuar forcat e sigurisë për vrasjen e më shumë se 100 civilëve në fshatin Houla në muajin maj, pothuajse gjysma e tyre fëmijë, transmeton REL.

Në raport thuhet se paneli ka “bazë të arsyeshme” që të besojë se forcat e sigurisë janë përgjegjëse për “shkeljet tjera të ligjit humanitar ndërkombëtar”, përfshirë vrasjet, torturat, arrestimet arbitrare, vrasjet pa gjyq dhe sulmet pa dallim kundër civilëve. /Telegrafi/kohaislame