7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

OBSH: Mbi 300 milionë njerëz vuajnë nga depresioni

Më të lexuarat

Mbi 300 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga depresioni, shkaktari kryesor i sëmundjeve dhe paaftësisë për të jetuar.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë pak ditë para Ditës Botërore të Shëndetit.
Drejtuesja e përgjithshme e OBSH-së, Margaret Chan, bën thirrje për të gjitha shtetet që të gjejnë një zgjidhje për trajtimin e këtyre rasteve sa më shpejtë të jetë e mundur.
Me rritjen e numrit të njerëzve që vuajnë nga depresioni me më shumë se 18% nga 2005-2015, OBSH po planifikon një fushatë 1-vjeçare, që të inkurajojë më shumë njerëz që vuajnë nga depresioni që të kërkojnë ndihmë.
Mungesa e mbështetjes për njerëzit që vuajnë nga çrregullimet mendore, e shoqëruar edhe me frikën e turpërimit, pengon shumë njerëz që të kërkojnë trajtim për t’u shëruar dhe për të jetuar një jetë normale.
Depresioni është faktori i parë rrezikues për vetëvrasje, duke marrë qindra mijëra jetë njerëzish çdo vit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit