9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Obama shkrin ndihmën 147 milionë dollarësh për palestinezët

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Barack Obama solli vendimin të shkrihet ndihma prej 147 milionë dollarësh për palestinezët të cilat Kongresi i kishte ngrirë më herët. Fjala është për para nga programi i njohur si Rrruga Sesame.

Paratë ishin të dedikuara për ndërtimin e infrastrukturës, arsimit dhe projekteve në fushën e shëndetësisë në territorin palestinez. Zyrtarët e Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar nuk mund të konfirmonin nëse vendimi i presidentit Obama do të thotë se programi “Rruga Sesame” është shkrirë. Anëtarët e kongresit në nëntor të 2011-s sollën vendimin që të ngrijnë 192 milionë dollarë të caktuara për ndihmë palestinezëve si dënim për kërkesën e Palestinës për anëtarësim në OKB. Obama më herët njoftoi se do të sjellë vendimin që paratë do të shkrihen./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit