Obama nderon Albright për çlirimin e Kosovës

0
48

Madeleine Albright është nderuar nga presidenti amerikan, Barack Obama me Medaljen e Lirisë, që është edhe nderimi më i lartë në Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Albright është me origjinë nga Çekosllovakia dhe në vitet 1997-2001, mbajti detyrën e sekretares amerikane të Shtetit, detyrë të cilën e merrte për herë të parë një femër.
“Si gruaja e parë që shërbente si kryediplomate e SHBA-ve, kurajë dhe rezistenca e Madeleine ndihmojë për të sjellë paqe në Ballkan dhe hapi rrugën për progres në shumë vende të paqëndrueshme të botës”, u shpreh Obama.
Në fjalën e saj, ish-sekretarja e Shtetit, theksoi se ishte krenare për atë që SHBA ka bërë në Ballkan, duke përmendur në veçanti rastin e Kosovës.
“Në jetën time profesionale jam më shumë krenare për atë që kemi bërë në Kosovë. Isha shumë e shqetësuar për atë që po ndodhte në Ballkan, ishte shumë e vështirë të shihje se si njerëzit vriteshin për atë ç’ka ishin jo për atë që kishin bërë”, u shpreh Albright, e njohur në diplomaci si “Zonja e Hekurt”.
“Jam shumë e kënaqur që shumë vajza të gjeneratës së re në shtetin e pavarur të Kosovës mbajnë emrin Madeleine”.
Ajo ndihmojë për zgjerimin e NATO-s dhe drejtoi fushatën e aleancës së atlantikut të veriut kudër terrorit dhe spastrimit etnik në Ballkan./BS/kohaislame